Raporti 24-orësh: 9 të vdekur e 571 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 10 April 2021 - 15:04
Raporti 24-orësh: 9 të vdekur e 571 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të COVID-19.

Në 24-orët e fundit janë konfirmuar 9 viktima dhe 571 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv “, thuhet në raportin 24-orësh të IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)