Përfaqësuesi i ShBA-së në OKB: Misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përfundojë

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 18:24
Përfaqësuesi i ShBA-së në OKB: Misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përfundojë

Përfaqësuesi i ShBA-së në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut të shkojë drejt përfundimit.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën që po mbahet në formë virtuale, përfaqësuesi i ShBA-së ka thënë se UNMIK-u ka kohë që ka përfunduar qëllimin për çfarë është vendosur në Kosovë dhe tani duhet të mbyllet.

“Misioni i UNMIK-ut ka një kohë të gjatë që ka përmbushur misionin e tij dhe tani UNMIK-u të shkojë drejt mbylljes”, tha ai.

Ai poashtu përgëzoi Kosovën për zgjedhjet parlamentare transparente, dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

“ShBA-ja e përgëzon Kosovën për organizimin e zgjedhjeve fer dhe transparente si dhe formimin e institucioneve, gjithashtu duam ta përshëndesim vendosjen e marrëdhënieve të Kosovës me Izraelin”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)