Iu depozituan 1.2 milionë euro gabimisht, arrestohet gruaja pasi bleu shtëpi dhe makinë

  • A.P /
  • 13 prill 2021 - 18:26
Iu depozituan 1.2 milionë euro gabimisht, arrestohet gruaja pasi bleu shtëpi dhe makinë

Një operatore telefonike e emergjencës në New Orleans është akuzuar se ka refuzuar të kthejë më shumë se 1.2 milionë dollarë që aksidentalisht u depozituan në llogarinë e saj të aksioneve në bursë, madje shpenzoi një pjesë të tyre për të blerë një shtëpi dhe një makinë luksoze.

33 vjeçarja Kelyn Spadoni, u arrestua sot për vjedhje në vlerë $25,000, mashtrim bankar dhe kalim ilegal të fondeve monetare. Ajo gjithashtu u shkarkua nga puna me autoritetet e rendit.

Spadoni u lirua me pas me kusht nga qendra e paraburgimit të Jefferson Parish pasi la garancinë prej  $50,000.

Autoritete thanë se një gabim njerëzor në kompaninë e shërbimeve financiare Charles Schwab, bëri që në llogarinë e të akuzuarës të depozitohen gabimisht $1,205,619 milionë kur në fakt duhet të transferoheshin vetëm $82.56 në shkurt, sipas rrjetit nola.com.

Kur banka tentoi të rimerrte paratë, kërkesa e tyre u refuzua pasi shuma e parave nuk gjendej në llogari, sipas dokumenteve të gjykatës.

Autoritetet thanë se më vonë mësuan se Spadoni kishte transferuar fondet në një tjetër llogari dhe më një pjesë të tyre kishte blerë një shtëpi të re, si dhe një makinë Hyundai Genesis 2021.

Sherifi Jason Rivarde, tha se megjithëse paratë ishin kaluar në llogarinë e saj, ata nuk ishin paratë e gruas.

“Ajo nuk mund të pretendonte ligjërisht paratë. Edhe nëse vendosen aty gabimisht, ato nuk janë paratë e të zotit të llogarisë”, tha ai.

Kompania Charles Schwab & Co. paditi Spadoni në një gjykatë federale amerikane dhe deri tani ka arritur të marrë mbrapsht 75 për qind të shumës.

Spadoni punonte si operatore e zyrës së sherifit për numrin e emergjencës 911 prej më shumë se katër vitesh.

(Kosova Sot Online)