Mot i vranët dhe me shi

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 07:27
Mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore, ndërsa të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s.

(Kosova Sot Online)