“E ka shkelë koha”, zyrtari i LDK-së flet pas deklaratave të Shefqet Krasniqit për gratë

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 09:52
“E ka shkelë koha”, zyrtari i LDK-së flet pas deklaratave të Shefqet Krasniqit për gratë

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratave të Shefqet Krasniqit që tha se kuzhina është për gratë.

Në një shkrim në Facebook, Gecaj ka thënë se me një kërkim të shpejtë në Google mund të shihet se nga të gjithë shefat më të mirë të kuzhinës në botë, vetëm njëra nga ta është grua.

“Kuzhina [tha] është për gratë”, derisa një kërkim në google nga 16 shefat e kuzhinës më të mirë në botë vetëm një e nxjerrë femër … disa njerëz definitivisht i ka shkelë koha”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)