Filloi fushata për eliminimin e dhunës ndaj grave

  • 27 November 2015 - 11:47
Filloi fushata për eliminimin e dhunës ndaj grave

Filloi fushata 16 Ditët në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave (25 Nëntor) dhe përfundon në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10 Dhjetor) .

Dhuna në baza gjinore në format e saj të shumta është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Fushata 16 ditë është një platformë të fuqishme për edukimin e publikut dhe qeveritë lidhur me dhunën me bazë gjinore dhe të drejtat e njeriut.

Dhuna ndaj grave është manifestimi më mizor i diskriminimit sistematik dhe pabarazisë ku gratë dhe vajzat në mbarë botën vazhdojnë të përballen. Gratë dhe fëmijët e tyre vazhdojnë të vdesin si viktima të vrasjeve, shpesh në mënyra më mizore.

Dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës të ushtruar në mbarë botën.

Situata në Kosovë nuk ndryshon shumë. Studimet gjinore tregojnë se vetëm 10% të rasteve të dhunës në familje raportohen.

Koalicioni i strehimoreve të Kosovës në vitin 2015 ka strehuar 429 gra dhe fëmijë, të mbijetuara të dhunës në familje.

Me moton”Nuk ka arsyetim për keqtrajtim” edhe këtë vit Qendra për Mirëqenien e Gruas - “Shtëpia e Sigurt” në Pejë po vazhdon me lobimin për parandalimin e dhunës në baza gjinore si dhe në prezantimin e formave të dhunës gjithandej vendit për të ngritur vetëdijen mbi pasojat e dhunës në baza gjinore në shoqërinë tonë.