AstraZeneca, një rrezik për vendet e varfra

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 15:30
AstraZeneca, një rrezik për vendet e varfra

Shumë vende kanë mohuar nacionalizmin e vaksinave, por disa prej tyre janë të kënaqur nga ky fakt.  Dhe kur bëhet fjalë për trajtimin e pandemisë në rang botëror, politikanët shpesh janë të lumtur të komentojnë dështimet e vendeve të tjera.

Një situatë e tillë ishte kur Justin Trudeau shpërtheu kundrejt  Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se pavarësisht suksesit në fushatën e vaksinimit, vendi po përballet me një valë të tretë shumë të rrezikshme.

Ishte një përpjekje e ashpër për të justifikuar bllokimin e vazhdueshëm  të Kanadasë dhe fjalët e tij shkaktuan  indinjatë te britanikët. Të enjten zëdhënësi i Boris Johnson,  tha “Unë nuk kam një përgjigje specifike për Justin Trudeau, por mendoj se të dhënat flasin vetë”.

Ai më pas tha se numri i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, shtrimet në spital dhe vdekjet kishin pësuar rënie  dhe “ky është një shpërblim  për fushatën e vaksinimit dhe punën e palodhur të popullit britanik dhe sistemeve shëndetësore”.

Problemi i vetëm është se vetë Kryeministri e bëri të qartë se vaksinimi nuk ishte arsyeja kryesore që numri i rasteve kishte rënë. Dhe ndërsa pretendimi i Trudeau për një valë të tretë “serioze” me siguri ka hutuar shkencëtarët , Johnson,  Chris Whitty dhe Patrick Vallance kanë paralajmëruar se do të ketë një valë të tretë  por është ende e paqartë se kur do të ndodhë.

Një studim i  ri i Oxfordit arriti në përfundimin se rreziku i trombozës venoze cerebrale (CVT) është rreth tetë deri në 10 herë më i lartë tek të infektuarit me Covid sesa të vaksinuarit.

Bazuar në të dhënat e  më shumë se 500,000 pacientëve, ekspertët theksuan se 39 persona në 1 milion kishin pësuar mpiksje gjaku. Midis personave që ishin vaksinuar me AstraZeneca, pesë në një milion persona kishin pësuar mpiksje gjaku pas dozës së parë.

Në mënyrë intriguese, ata zbuluan se mundësia e zhvillimit të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me Pfizer ose Moderna  ishte rreth katër në një milion. Paul Harrison, i cili ishte në krye të studimit, tha se rreziku ishte akoma më i lartë për personat  nën 30 vjeç.

Harrison tha: “Nëse nuk vaksinoheni, do të infektoheni. Dhe nëse infektoheni, rrezikoni më shumë të pësoni mpiksje të gjakut.

Të Mërkurën, Danimarka u bë vendi i parë europian që ndaloi plotësisht shpërndarjen e AstraZeneca, në të gjitha grupmoshat.

Megjithatë, ndërsa Europa regjistroi mbi 1 milion viktima nga Covid, shefi i OBSH-së për Europën, Hans Kluge tha se “ministria e punëve të jashtme të Danimarkës është e gatshme për ndarjen e vaksinave  të AstraZeneca me vendet e varfra “.

Pra më pak fjalë, sipas qeverisë së Danimarkës, vaksina është e sigurt për botën por jo për vetë ata.

Ky është një veprim tronditës në lidhje me vlerën që u jepet jetës së njerëzve në shtetet e pasura dhe të varfra. Por faktori vërtet tronditës është dështimi për të matur siç duhet rreziqet. Sipas studimit të Oksfordit, shanset për të vdekur nga Covid janë shumë më të larta sesa të vdesësh nga një vaksinë – madje edhe tek të rinjtë.

Veprime si të Danimarkës mund të dëmtojnë besimin në AstraZeneca, e vetmja vaksinë jo-fitimprurëse, në vendet që varen më shumë nga ajo.  Pasi 90% e njerëzve në vendet e varfra ende nuk kanë qasje në vaksina.

Të jesh në gjendje të refuzosh një vaksinë për shkak të rrezikut “të vogël” që ajo paraqet, thjesht sepse ke rezerva të bollshme alternative (siç pretendon Danimarka),  tregon “problemet” që hasin vendet e pasura.

Rreziku është një përhapje e vazhdueshme që përfundon duke u bërë një problem global. Duhet të shpresojmë që studimi i ri i Oksfordit të eliminojë sado pak skepticizmin se AstraZeneca nuk është e sigurt.

(Kosova Sot Online)