Skënderaj pa bombola oksigjeni, operatori del të jetë i papërgjegjshëm

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 08:37
Skënderaj pa bombola oksigjeni, operatori del të jetë i papërgjegjshëm

Ditë më parë komuna e Skënderajt ka bërë kërkesë për tu furnizuar me bombola oksigjeni.

Kjo kërkesë ishte parashtruar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Ndonëse për tenderin në fjalë janë paraparë të ndahen 6 mijë euro, ai është anuluar.

Sipas prokurimit, anulimi i procedurës është bërë për shkak që operatori që ka ofertuar nuk ka qenë i përgjegjshëm.

“Anulimi i procedurës së prokurimit publik bëhet për arsye se Operatori Ekonomik i cili ka ofertuar nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret në Dosjen e Tenderit dhe Njoftimin për Kontratë dhe është i papërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e prokurimit.

(Kosova Sot Online)