MSh-ja: Ndryshimi i legjislacionit ka qenë i domosdoshëm për t’ia hapur rrugën blerjes së vaksinës

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 18:08
MSh-ja: Ndryshimi i legjislacionit ka qenë i domosdoshëm për t’ia hapur rrugën blerjes së vaksinës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr.01/2015 Autorizimi për Marketing për Produkte Medicinale, për të mundësuar Autorizimin për Marketing të kushtëzuar apo emergjent për vaksinat Anti-Covid.

Sipas këtij udhëzimi vaksinat duhet ta kenë miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) dhe Administratës për Ushqim dhe Barna të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA).

Hyrja në fuqi ka bërë që të hapet rruga për blerjen e vaksinave.

 “Ka qenë e domosdoshme të bëhen ndryshime në legjislacion paraprak, sepse legjislacioni aktual sipas Udhezimit Adminsitrativ 01/2015 ka paraparë që produktet biologjike, onkologjke dhe terapia e avancuar mund të regjitrohet në AKPPM vetëm nëse të njëjtat kanë regjistrim në Agjencinë Evropiane të Barnave me procedurë të centralizuar apo decentralizuar apo në FDA.Si sqarim, deri tani asnjë vaksinë nuk ka regjistrim të plotë në këto agjenci (sepse kanë aprovime vetëm për përdorim emergjent), andaj edhe ka qenë e pamunur të bëhet një regjistrim i tillë .Ndërsa, lejohen donacionet sipas të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale si edhe ato të parapara me nenin 39 për procedura të jashtëzakonshme, por që kjo e fundit varet nga furnitorët e vaksinave nëse lejojnë që në vend të hyjë një produkt i paregjistruar”, është thënë nga MSH.

(Kosova Sot Online)