Punëtorët e ndërtimtarisë pinë e vallëzojnë në orar të punës me një grua

  • A.P /
  • 22 April 2021 - 17:27
Punëtorët e ndërtimtarisë pinë e vallëzojnë në orar të punës me një grua

Një grup punëtorësh ndërtimi janë pushuar nga puna, pasi një video dhe disa fotografi të një feste brenda një objekti në ndërtim e sipër, u shpërndanë në rrjetet sociale.

Rasti ka ndodhur më 9 prill në Toronto, ndërkaq pamjet tregojnë një grup burrash që pinë alkool ndërsa një grua kërcen para tyre.

Nga kompania e ndërtimit “Mattamy Homes” konfirmoi se incidenti ndodhi në një nga vendet e tyre të punës dhe përfshinte një punonjës të tyre dhe persona tjerë të nënkontraktuar të një prej partnerëve të tyre tregtarë, “Nelmar Drywall”.

“Ne i mbajmë partnerët tanë tregtarë në një standard të lartë dhe insistojmë që ata të sillen në mënyrë profesionale dhe etike. Individët në fjalë u sollën në një mënyrë tepër të papërshtatshme dhe të pamatur”, u deklaruan nga kompania, shkruajnë mediat e huaja

Kompania “Nelmar Drywall” konfirmoi se ka pushuar nga puna punëtorët e përfshirë në incident.

“Nelmar denoncon me gjithë zemër sjelljen e shfaqur. Pasi kuptuam për rastin, ndërmorëm hapa të menjëhershëm për të hetuar çështjen dhe për të mësuar identitetin e të gjithë individëve të përfshirë”, tha kompania në një deklaratë të lëshuar përmes avokatëve të tyre.

Nga kompania “Mattamy” thanë se ata nuk kishin njohuri paraprake për ngjarjen dhe se asnjë nga punonjësit e tyre nuk ishte i pranishëm.

Ministria e Punës ka deklaruar se është në dijeni të “imazheve shqetësuese” dhe po e heton çështjen.

“Ajo lloj sjelljeje është plotësisht e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë kurrë në vendin e punës,” tha Ministria në një deklaratë të shkurtër.

Policia Rajonale e Halton nuk ka treguar nëse ata janë thirrur për të hetuar rastin ose ndonjë pretendim tjetër rreth incidentit.

(Kosova Sot Online)