Lëndohen dy persona nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, Policia jep detaje

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 11:40
Lëndohen dy persona nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, Policia jep detaje

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 09:30 minuta në rrugën Prishtinë-Gjilan përkatësisht në fshatin Mramor.

Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhë një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident” tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)