Çka ka thënë Kim Kardashian në lidhje me vrasjen masive të armenëve që Biden sot e njohu si gjenocid

  • A.P /
  • 24 April 2021 - 20:08
Çka ka thënë Kim Kardashian në lidhje me vrasjen masive të armenëve që Biden sot e njohu si gjenocid

Presidenti amerikan Joe Biden njohu sot si gjenocid vrasjet masive të armenëve të kryera më shumë se një shekull më parë nga Perandoria Osmane.

Një nga avokatët më të zëshëm të njohjes së gjenocidit është ylli televiziv Kim Kardashian.

Ajo ka origjinë armene nga ana e babait dhe prej kohësh ka folur për gjenocidin nëpërmjet udhëtimeve të shumta, publikimeve të rrjetet sociale dhe fushatave të ndryshme.

Në muajin mars të këtij viti, Kim Kardashian dhe anëtarët e tjerë të familjes së saj nëpërmjet postimeve në Instagram i bën thirrje Bidenit që të njihte gjenocidin. Iniciativa e saj u përshëndet nga Komiteti Kombëtar Armen i Amerikës.

Më 24 prill të vitit të kaluar ajo përkujtoi ngjarjen nëpërmjet Twitter duke publikuar poezi të shkruara nga nipërit dhe mbesat e të mbijetuarve.

Vrasja masive e armenëve nisi më 1915 gjatë Luftës së Parë Botërore por ka mosmarrëveshje për kohën e mbarimit, me burime të shumta që përmendin vitet 1917, 1922 dhe 1923.

Vlerësohet se rreth një deri në 1.5 milionë njerëz humbën jetën.

Kardashian në tetorin e vitit 2019 udhëtoi në Armeni dhe vizitoi një muze kushtuar gjenocidit.

Angazhimi i Kim Kardashian për tu njohur gjenocidi daton moti. Ajo u përpoq pa sukses që ish-presidenti Barack Obama të përdorte termin ‘gjenocid’ për të përshkruar vrasjen në një botim të vitit 2015 në revistën Time në 100 vjetorin e ngjarjes.

Qeveria turke pranon se shumë armenë u vranë nga forcat osmane në atë kohë, por kundërshton shifrat dhe mohon që vrasjet të kryheshin sistematikisht.

(Kosova Sot Online)