Të dhënat e fundit nga KQZ: PS kryeson, por ka rritje të konsiderueshme PD

  • A.P /
  • 26 April 2021 - 17:15
Të dhënat e fundit nga KQZ: PS kryeson, por ka rritje të konsiderueshme PD

Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 2 mijë e 575 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.

KQZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht Partia Socialiste kryeson me 48.77% ose 361572 vota.

Partia Demokratike ka marrë deri tani 291246 vota ose 39.29 %.

Më pas LSI me 7.07% ose 52437 vota dhe PSD 15845 vota ose 2.14%.

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)