Të dhënat e fundit nga KQZ: Numërohen më shumë se gjysma e kutive, ja renditja e partive

  • A.P /
  • 26 April 2021 - 19:01
Të dhënat e fundit nga KQZ: Numërohen më shumë se gjysma e kutive, ja renditja e partive

Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 3 mijë e 147 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.

KQZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht Partia Socialiste kryeson me 48.78% ose 445412 vota.

Partia Demokratike ka marrë deri tani 359110 vota ose 39.32 %.

Më pas LSI me 6.91% ose 63125 vota dhe PSD 19763 vota ose 2.16%.

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)