Paralajmërohen reshje shiu

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 08:20
Paralajmërohen reshje shiu

Sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

(Kosova Sot Online)