
Lexoni edhe:
Kërkohet pastrim gjeneral në KPK dhe KGJK, po e mbrojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, nuk po e gjykojnë
LSI ka arritur që të sigurojë një mandat tjetër. Bëhet fjalë për qytetin e Durrësit.
Tashmë Partia Socialiste ka humbur një mandat duke rënë në 72 në rang vendi deri më tani, ndërsa LSI ka fituar një mandat në qytetin e Durrësit duke shkuar në rang vendi në 6 mandate.
PS vijon të jetë forcë e parë me një diferencë votash krahasuar me PD, ku deri më tani ka arritur që të marrë 49.82 % të votave, për t’u ndjekur nga PD me 41.60 %.
Kujtojmë se procesi i numërimit në Durrës nisi me 6 orë vonesë për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesve.
Mandatet:
Partia Socialiste e Shqipërisë 72 mandate
Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, 59 mandate
Lëvizja Socialiste për Integrim, 6 mandate,
Partia Socialdemokrate, 3 mandate
(Kosova Sot Online)