Obiliq: Gruaja e bën për spital ish-burrin e saj

  • G.G /
  • 28 April 2021 - 12:14
Obiliq: Gruaja e bën për spital ish-burrin e saj

Një grua është arrestuar dje pasi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj. Sipas policisë, ky i fundit ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit gruaja është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Plemetin, Obiliq 26.04.2021-22:06.  Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)