Shtyhet për nesër protesta e infermierëve e paralajmëruar për sot

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 09:57
 Shtyhet për nesër protesta e infermierëve e paralajmëruar për sot

Infermierët e Kosovës kanë shtyrë për nesër protestën e paralajmëruar për sot para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, për rritje të pagës së ndërrimit të natës.

Në njoftimin e bërë për mbajtje të protestës thuhet se Qeveria pasi ka buxhet të ndajë fonde për gastronomi dhe ka buxhet që t’ua paguajë energjinë elektrike minoriteve, duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.

“Deri sa Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi ka buxhet të ndajë fonde prej 200 mijë eurove për kafe, ndërsa ka buxhet poashtu që t’ua paguajë energjinë elektrike minoriteteve, sigurisht që duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)