Haxhi Avdyli e thumbon Bekim Haxhiun: Sigurimi i vaksinave nuk bëhet me të njohshëm

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 09:40
 Haxhi Avdyli e thumbon Bekim Haxhiun: Sigurimi i vaksinave nuk bëhet me të njohshëm

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ditë më parë ka pasur takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe sipas Haxhiut takimi kishte për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer.

Haxhiu pati thënë që kompania Pfizer po ofron mundësinë e sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksinave.

Haxhi Avdyli deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se sigurimi i vaksinave anti-COVID nuk bëhet “me të njohshëm”.

“Janë mbi 10 vetë që janë lajmëruar në Ministri të cilët thonë që unë e kam një çikë të hallës që punon në Pfizer edhe ajo ka fol me drejtorin edhe ka mundësi që mundemi të ua sigurojmë, por nuk shkon kjo punë kështu(…)Ne në Kosovë jemi mësuar që t’i bëmë me të njohshëm shumë gjëra, por me Pfizer dhe Astra Zeneca nuk bëhen më të njohshëm por bëhen me kontrata dhe marrëveshje të caktuar,” tha Avdyli.

(Kosova Sot Online)