Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 14:12
 Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për arrestimine e Nderim Haklajt nga Deçani.

Ai po kërkohet për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe zjarrëvënie.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën për bashkëpunim të policisë.

(Kosova Sot Online)