Lexoni edhe:
Petkoviq: Kurti s’mund të vijë para Vuçiqit me një listë dëshirash
Basri Musmurati, anëtar i Këshillit Organizativ për varrimin e Jusuf Gërvallës ka treguar për procesin e rivarrimit të Kadri Zekës, Bardhosh e Jusuf Gërvallës. Ai tha se ka qenë kërkesë e familjes që Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla të mos varrosen në Kosovë.
“Ne shokët e Kadriut dhe disa shoke të Jusufit kishim biseduar që varrimin ta bënim në Prishtinë. Vëlla I Kadri Zekës kishte shkuar në Gjermani dhe kishte kërkuar që edhe Bardhoshi dhe Jusufi të varroseshin në Kosovë. Atje nuk kishin gjetur mirëkuptim”, ka thënë ai.
Petkoviq: Kurti s’mund të vijë para Vuçiqit me një listë dëshirashLexoni edhe:
Më tutje Musmurati deklaroi se ata kanë marrë leje edhe nga KFOR-i që TMK-ja t’i priste trupat e Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës në aeroport.
“Familja kërkonte që ai të varroset në vendlindjen e tij. Kishim marr leje nga KFOR-I që TMK-ja t’i priste ata në aeroport dhe t’i sillnin ata me makina ushtarake tek varrezat. Kadriun e varrosëm në Gjilan, ndërsa Jusufi dhe Bardhoshi u varrosën në vendlindje”, ka thënë ai.
Më tutje ai deklaroi se nuk ka informacione nëse ushtarët e TMK-së kanë marrë pjesë apo jo në varrimin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës.
“Nuk e di por nuk kishte ndonjë arsye ajo që të kërkonte që Jusufi të mos varrosej nga ushtarët e TMK-së. Në rivarrimin e Kadriut, ushtarët e TMK-së e kanë përcjellë kortezhin e Zekës deri në Gjilan. Poashtu ata i lëshuan edhe në varr eshtrat e Kadriut. Në varrimin e Jusufit dhe Bardhoshit nuk kam qenë. Kanë thënë që ushtarët e TMK-së nuk kanë marr pjesë por unë nuk e di. Nuk merrem me fjalë të rrugëve”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)