Dëshirat e çmendura të Hitlerit për se*ks: Ishte i lidhur me mbesën e tij

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 00:00
Dëshirat e çmendura të Hitlerit për se*ks: Ishte i lidhur me mbesën e tij

Një dokumentar pretendon se Adolf Hitlerit i pëlqente që gratë të urinonin mbi të gjatë seksit dhe kishte një marrëdhënie inçestuale me mbesën e tij.

Diktatori nazist gjithashtu raportohet se i pëlqente që gratë ta shkelmonin dhe ishte i varur nga pornografia.

Pretendimet dolën në “Hitler’s Secret Sex Life”, e cila u transmetua në Sky History të dielën.

Poashtu, Hitleri thuhet të ketë pasur një marrëdhënie inçestuale me mbesën e tij Geli Raubal, e cila besohet të ketë zgjatur për gjashtë vjet.

Ish aleati i Hitlerit, Otto Strasser, i cili më vonë u prish me partinë, vazhdoi të pretendonte se atij i pëlqente që gratë të urinonin mbi të.

Ai tha se Geli ishte midis atyre që ishin detyruar të merrnin pjesë në të. Geli më vonë u zbulua e vdekur në apartamentin e Hitlerit në Mynih, Gjermani në vitin 1931 pasi u qëllua në gjoks në moshën 23 vjeçare, duke nxitur dyshimet se ai e vrau atë.

Ajo thuhet se pretendoi se Hitleri kërkoi gjëra “thjesht të neveritshme” prej saj.

(Kosova Sot Online)