Pas përplasjes në Kuvend, PDK-ja mban konferencë për media

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 12:22
 Pas përplasjes në Kuvend, PDK-ja mban konferencë për media

PDK-ja do të mbajë konferencë për media pas përplasjeve mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së në seancën e Kuvendit.

Përmes një komunikate për media, PDK ka njoftuar se Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri do të flas para mediave në ora 12:30.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një tollovi në mesin e deputetëve.

Një prej deputetëve është mbajtur për krahu nga disa deputetët. Nga videot e publikuara, Hajdar Beqa, cili shihet që është përplasur me deputetin e VV’së, Besim Muzaqin.

Fillimisht janë përplasur Memli Krasniqi dhe Faton Peci, e më pas janë përfshirë edhe Hajdar Beqa e Arbërie Nagavci e Besim Muzaqi. 

(Kosova Sot Online)