Fillon seanca, mungon opozita

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 15:08
 Fillon seanca, mungon opozita

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, e në të cilën nuk po marrin pjesë deputetët e partive opozitare pas tensioneve që u zhvilluan në pjesën e parë të kësaj seance.

Për shkak të mungesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), debati i thirrur nga ta për gjendjen në arsim është shtyrë për një seancë tjetër.

“Në mungesë të iniciuesit të këtij debati, kjo pikë e rendit të ditës shtyhet dhe shqyrtohet brenda Kryesisë së Kuvendit”, tha kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci.

(Kosova Sot Online)