Policët me rroba civile arrestojnë hajnin e 8 vjedhjeve në Prishtinë

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 16:55
Policët me rroba civile arrestojnë hajnin e 8 vjedhjeve në Prishtinë

Sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Qendra, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

I arrestuari është A.H . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku A.H. dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)