11-vjeçarja plagos dy nxënës dhe një mësues në një shkollë

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 13:50
 11-vjeçarja plagos dy nxënës dhe një mësues në një shkollë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë 8-vjeçare në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 11-vjeçare qëlloi me armë dy nxënës dhe një mësues.

Sipas policisë, vajza që aktualisht ndjek klasën e gjashtë, shkoi me armë në shkollën e Rigby dhe filloi të qëllonte. Të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Më pas një mësuese, ndërhyri dhe e çarmatosi vajzën dhe e mbajti atë deri sa erdhën autoritetet. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.

(Kosova Sot Online)