Vaksina e re “Sputnik Light” me një dozë

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 15:02
 Vaksina e re “Sputnik Light” me një dozë

Rusia po teston një variant të ri me një dozë të vaksinës Sputnik. Varianti quhet Sputnik Light dhe sipas zhvilluesve të institutit Gamaleja në Moskë, vaksina e re një dozëshe ka shfaqur nivele të larta efektshmërie në 79.4%.

Nëse konfirmohet, kjo përqindje hyn ke nivelet e larta të efektivitetit të vaksinave.

Kjo vaksinë ndodhet aktualisht në nivele të përparuara të fazës së tretë të provave klinike, të cilave po i nënshtrohen 7 mijë vullnetarë në Rusi, Emiratet e Bashkuara dhe Ganë. Drejtuesit e fondit rus të investimeve direkte që janë edhe përfaqësuesit tregtare të vaksinave ruse thonë se Sputnik Light do të shitet për 10$ për dozë. Përdorimi për vaksinimin masiv do të përshpejtojë dukshëm ritmet e imunizimit të popullsisë, pasi ulet ndjeshëm koha e krijimit të anti-trupave kundër koronavirusit.

Vaksinat Sputnik përdorin variante jovepruese të viruseve që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme për të rritur imunitetin ndaj COVID-19. Sakaq, firma amerikane Moderna konfirmon se vaksina e saj ka efektivitet të plotë kundër mutacionit brazilian dhe afrikano-jugor.

(Kosova Sot Online)