Dyshohet se motra e mbyti me jastëk motrën në Fushë Kosovë, flasin nga policia

  • E.K /
  • 10 May 2021 - 08:41
 Dyshohet se motra e mbyti me jastëk motrën në Fushë Kosovë, flasin nga policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë, derisa, dyshimet e para janë se ajo e ka mbytur motrën e saj.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës e kanë arrestuar të dyshuarën pasi që është gjetur pa shenja jetë motra e saj.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 09.05.2021 – 11:50. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëri të ditur policia.

Për vdekjen tragjike të 33-vjeçares nga fshati Vragoli i Fushë-Kosovës, Express ka publikuar dje detaje.

Burime të besueshme të një mediumi brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se 33-vjeçarja dyshohet se u ngufat me jastëk nga motra e saj rreth tri vjet më e vogël.

Të njejtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje dyshohet se kanë probleme mendore.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vdekje të dhunshme.

(Kosova Sot Online)