Gruan e zë rryma ndërsa karikonte telefonin që kishte marrë dhuratë nga bashkëshorti

  • A.P /
  • 10 May 2021 - 18:06
Gruan e zë rryma ndërsa karikonte telefonin që kishte marrë dhuratë nga bashkëshorti

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë rryma ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në karikim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në provincën Udon Thani, ku 54-vjeçarja Yooyen Saenprasert u gjet në shtratin e saj me kabullin e telefonit në dorë.

Sipas bashkëshortit të saj, telefonin ia kishte dhuruar ai së fundmi për ditëlindje dhe shpesh herë ajo e kalonte kohën duke luajtur me të.

(Kosova Sot Online)