Merkel: Duhet t’i tregojmë Turqisë që duam të bashkëpunojmë në shumë fusha
Kancelarja gjermane Angela Merkel në lidhje me problemin e refugjatëve tha se “duhet të lehtësojmë peshën e Turqisë. Duhet ti tregojmë Turqisë që duam të bashkëpunojmë në shumë fusha me ta”.
Merkel në një deklaratë për mediat para fillimit të Samitit BE Turqi tha se synimi i tyre është finalizimi dhe nënshkrimi i Planit të Veprimit të Përbashkët mes Turqisë dhe BE-së.
Merkel nënvizoi faktin se duan të bashkëpunojnë në shumë fusha me Turqinë dhe se “Për BE-në problemi më i rëndësishëm është kthimi i migrimit të paligjshëm në të ligjshëm”.
Merkel në fjalën e saj ndër të tjera theksoi se Turqia edhe pse ka sasinë më të ulët të ndihmave ndërkombëtare për refugjatët vazhdon të strehojë mbi 2 milionë të tillë. “Duhet t’i tregojmë Turqisë që duam të bashkëpunojmë në shumë fusha” shtoi Merkel.