Arrestohet prishtinasi që e bëri gruan për spital ditën e Bajramit

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 08:50
Arrestohet prishtinasi që e bëri gruan për spital ditën e Bajramit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili ka sulmuar bashkëshorten e tij, ditën e Bajramit. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 13.05.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një  mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari  me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )