Kur masa financiare shpallet në prag të votimit ndihma mund të përdoret si instrument për ndikim politik

Kur masa financiare shpallet në prag të votimit ndihma mund të përdoret si instrument për ndikim politik
Kur masa financiare shpallet në prag të votimit ndihma mund të përdoret si instrument për ndikim politik

Zef Prenka

  • 29 May 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Zef Prenka

Vendimi i Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për pensionistë, fëmijë, studentë, lehona dhe punëtorë të sektorit privat, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit, ka prodhuar debat të fortë politik dhe etik.


-Nga një këndvështrim social, çdo ndihmë për kategoritë e ndjeshme mund të konsiderohet pozitive, sidomos në kushte të inflacionit dhe vështirësive ekonomike. Mirëpo, problemi kryesor nuk qëndron vetëm te përmbajtja e masës, por te koha e vendimmarrjes dhe ndikimi i mundshëm elektoral.
Kur masa financiare shpallet në prag të votimit, krijohet perceptimi publik se ndihma sociale mund të përdoret si instrument për ndikim politik. Në demokracitë funksionale, edhe kur ndihmat janë legjitime, ato shmangen gjatë periudhave zgjedhore për të ruajtur besimin në barazinë e garës.

Prandaj, kritikët e konsiderojnë këtë si një formë të asaj që në diskursin politik shpesh quhet “blerje indirekte” apo “teknike e votës”, jo domosdoshmërisht përmes kërcënimit ose pagesës direkte për votë, por përmes krijimit të një efekti psikologjik mirënjohjeje ndaj pushtetit.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".