Bojkotuesit e bashkimit të LDK-së duhet të reflektojnë përndryshe me kryeneçësinë e tyre do të dalin humbës

Bojkotuesit e bashkimit të LDK-së duhet të reflektojnë përndryshe me kryeneçësinë e tyre do të dalin humbës
Bojkotuesit e bashkimit të LDK-së duhet të reflektojnë përndryshe me kryeneçësinë e tyre do të dalin humbës

Idriz Zeqiraj

  • 29 May 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj

Lidershipi i LDK-së, në konsultim me strukturat e partisë dhe me anëtarësinë e gjerë, shpalosi projektin e ri politik, i cili, për nga rëndësia, i tejkalonte interesat partiake. Udhëheqja partiake zgjodhi një Kryesi numerike, me qëllim përfshirjen në vendimmarrje të një shumësi kuadrove partiakë, duke shtuar edhe aktivistë të rinj, për të balancuar brezash.

 

-Projekti rishtar, por i shumëpritur dhe shumë i mirëpritur nga shqiptarët, është – bashkimi dhe profilizimi i të djathtës politike të Kosovës. Për këtë ngjarje të shënuar, udhëheqja e LDK-së i bëri jehonën e duhur, duke organizuar Këshillin për Bashkim me strukturat e partisë, si dhe një tubim të hapur me anëtarësinë dhe popullin. Lidershipi bëri shpalosjen e projektit madhor:— Bashkimin e madh të së djathtës së Kosovës.

Natyrshëm, përmes një projekti të qartë politik, të bashkimit dhe të profilizimit të së djathtës, inkorporohet edhe formula elektorale për rikthimin e votës që kishte kur partia ishte e bashkuar. Këtij projekti i është bashkuar edhe ish-presidentja Vojsa Osmani, me kthimin e saj të natyrshëm në shtëpinë e saj politike — LDK-në.

Entuziazmin e këtyre dy tubimeve përurorese të bashkimit të pjesës së ndarë dhe të profilizimit të djathtë partiak, tentuan ta zvetënojnë nisma e mbarë për ngritjen e LDK-së, dikur kryezojnë dhe e parë. Të pakënaqurit artificial, gjoja, me viktimizimin, pse nuk janë në numrin rendor brenda 10-shës, por 11-ës dhe 12-ës, kandidatë për deputet, i bëjnë shtesë bojkotit të kthimit në LDK, me mungesën e tyre, që është hiç logjike dhe aspak fisnike.

Të gjitha gjuhët e botës kanë një alfabet, si guidë orientuese për të lehtësuar gjetjen e fjalëve në fjalor, të temave të ndryshme, por edhe të emrave. Pse duhet të renditen emrat e deputetëve sipas preferencave të lidershipit të subjekteve politike? A nuk mjafton alfabeti për ta hequr këtë barrë, gjithnjë më rënduese në politikë?! Rendisja jashtë alfabetit është fyerja dhe përçmimi më i madh që u bëhet deputetëve rishtarë dhe të 100-të të tjerëve, të cilët nuk janë në 10-shën e parë. Kur do të marrë fund ky diskriminim çnjerëzor?!

Por, ndërkohë që renditja jashtë alfabetike është bërë normë, pse problematizohen disa emra në dhjetëshen e parë?! A janë rishtarë apo të kthyer në LDK, të paragjykuar padrejtësisht dhe kanë nevojë për një përkrahje enkas, në veçanti?

Kandidatja Albena Reshitaj, me numrin 7, ishte deputete në një parti të majtë, të inkriminuar, që i kishte përndjekur deri në vrasje ushtarakët dhe veprimtarët e djathtë të LDK-së. Gjyshi i saj, Ramë Bllaca, deputet në Jugosllavinë e vjetër, ishte vrarë sepse kishte akuzuar Jugosllavinë për pazaret me Turqinë, duke i shpërngulur shqiptarët në shkretëtirat e Anadollit. Daja i Albenes, Qazim Bllaca, zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës, në Shqipërinë e Bashkuar, në vitet ’40, i dënuar me 20 vjet burg në Burrel.

Unë përfita nga bashkëvuajtja me dajën e saj, Bllaca, dhe e qortova përmes një mikeshës time se vendin e ka në LDK. Dhe mirë bëri. Emri i Albenes në 10-shën e parë është simbolikë në kohën e profilizimit të së djathtës, si gjak i familjes së përkushtuar, deri në flijim për të djathtën shqiptare.

Bojkotuesit e bashkimit të LDK-së dhe të profilizimit të së djathtës së Kosovës duhet të reflektojnë dhe të ndihmojnë në konsolidimin e këtij bashkimi dhe profilizimi. Përndryshe, me kryeneçësinë e tyre, të pa-motivuar dhe pa bazë, do të dalin humbës.

Tashmë është dëshmuar fakteshëm se për humbjen e rëndë të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kontribuuan mjaft klani i emërkeq, patericë e PDK-së, brenda Kryesisë së LDK-së! Ata, përmes kësaj humbjeje, synonin largimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit dhe uzurpimin e sërishëm nga klani Mustafa, për të vazhduar pazaret e pista me PDK-në dhe PAN-in kriminal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".