Të reshurat mbushin Batllavën dhe Badovcin

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 14:35
 Të reshurat mbushin Batllavën dhe Badovcin

Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit, nga ku furnizohet me ujë një pjesë e Prishtinës me rrethinë, kanë arritur në kuotat maksimale të ujit si pasojë e të reshurave gjatë javëve të fundit.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2020, këta rezervuarë kishin rënë deri në minus dhjetë metra nga kuota normale.

Viteve të fundit, një pjesë e madhe e Prishtinës dhe disa qytete përreth furnizohen me ujë edhe nga Liqeni i Ujmanit që gjendet në veri të vendit./REL

Pamje nga Liqeni i Batllavës. 

Disa të rinj duke lundruar me barka në Liqenin e Batllavës. 

Pamje e fshatit Orllan ku shtrihet një pjesë e Liqenit të Batllavës. 

Një i ri duke lundruar me kajak në Liqenin e Badovcit, në periferi të Prishtinës. 

Dy të rinj duke lundruar me kajak në Liqenin e Badovcit. 

Pamje nga droni të Liqenit të Badovcit i mbushur me ujë pas reshjeve të javëve të fundit. 

Një urë që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe kalon nëpër Liqenin e Badovcit. 

Rruga Prishtinë-Gjilan e cila kalon afër Liqenit të Badovcit. 

Pamje afër fshatit Mramor, aty ku fillon Liqeni i Badovcit. 

Pamje e përgjithshme Prishtinës nga ku banorët e saj furnizohen me ujë nga Liqeni I Badovcit, Batllavës dhe i Ujmanit. 

(Kosova Sot Online)