Daut Haradinaj: Programi i AAK-së është oferta më serioze për Prishtinën

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 17:17
Daut Haradinaj: Programi i AAK-së është oferta më serioze për Prishtinën

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj zhvilloi sot takim me disa nga kandidatët për Asamble të Prishtinës.

Haradinaj tha se ky takim ishte informues dhe konsultues me disa nga kandidatët për Asamble Komunale, ku temë diksutimi ishte krijimi i Shtabit Zgjedhor, hartimi i listës për Asamble Komunale dhe Programi.

Ata po ashtu diskutuan rreth agjendës elektorale e cila po merr mbështetje nga të gjitha shtresat e kryeqytetit.

”Konsolidimi i programit tonë për të mirën e Prishtinës, do të jetë oferta më serioze për Kryeqytetin”.

(Kosova Sot Online)