Pas hyrjes në grevë për 20 ditë, infermieri i QKUK’së nderohet me titullin “Ambasador i paqes”

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 12:04
 Pas hyrjes në grevë për 20 ditë, infermieri i QKUK’së nderohet me titullin “Ambasador i paqes”

Infermieri Enlirat Duraku është nderuar me titullin “Ambasador i paqes” nga Federata Universale e Paqes.

Kështu ka bërë të ditur ai në rrjetin e tij social Facebook.

Ai ka thënë se kjo Federatë mbështet punën e Kombeve të Bashkuara edhe në fushat e ndërtimit të paqes.

Kujtojmë se Duraku para dy ditësh ka ndërprerë grevën 20-ditore të urisë.

Duraku ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrritjes së pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për mospagesën e punës gjatë vikendit dhe orëve shtesë.

Shkrimi i tij i plotë:

Familjarë, kolegë dhe dashamirë,

Kam nderin të ju njoftoj që sot u nderova me titullin #Ambasador i #Paqes nga Federata Universale e Paqes (UPF), një organizatë në status të përgjithshëm këshillues me Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara ( UN ).

UPF mbështet punën e Kombeve të Bashkuara ( UN ), veçanërisht në fushat e ndërtimit të paqes.

Një falenderim i veçantë shkon për z. Tahir Shabani, Ambasador i Paqes në Francë, përfaqësues i kulturës dhe traditave tona edhe jashtë kufijve dhe lobues për arritjen e paqes botërore.

(Kosova Sot Online)