Edhe kjo ndodh: 24-vjeçarja organizoi një dasmë të rreme për të marrë vëmendjen e ish të dashurit

  • E.K /
  • 20 May 2021 - 12:55
Edhe kjo ndodh: 24-vjeçarja organizoi një dasmë të rreme për të marrë vëmendjen e ish të dashurit

Një nga trendët më të fundit në TikTok përqendrohet në reagimet e personave ndaj ndarjeve.

Sipas medieve të huaja, një përdoruese me këtë rast tha se ajo u hoq sikur po martohej vetëm tre muaj pasi ishte ndarë nga i dashuri.

Sarah Vilard është një studente 24-vjeçare nga Gjermania dhe pohoi se ajo falsifikoi dasmën e saj pas një ndarjeje. Në vitin 2019, ajo dhe ish i dashuri i saj, të cilin ajo e ka mbajtur anonim, u ndanë.

Tre muaj pas ndarjes, Vilard tha se vendosi të përpiqej të “hakmerrej” ndaj tij duke e bërë të dukej se ishte martuar. Ajo thotë se bleu një fustan nusërie, punësoi një person ta luante “bashkëshortin e saj” dhe bëri fotografi dasme.

Vilard nuk tregoi se sa para kishte harxhuar në dasmën false, megjithatë ajo i publikoi fotografitë në rrjetet sociale për të tërhequr vëmendjen e ish të dashurit të saj – dhe funksionoi.

“Ai e kuptoi përmes Instagramit dhe më shkroi të nesërmen dhe u tronditë sepse mendoi se po e tradhtoja derisa ishim bashkë”, tha ajo.

“Kjo, sigurisht, nuk ishte çështja”, vazhdoi ajo duke thënë. “Por ai erdhi në shtëpinë time dhe donte të fliste me mua. Unë nuk isha e interesuar”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)