Hekuran Murati: Janë ngrirë rreth një milion euro, dyshohet për shpëlarje parash dhe financim të terrorizmit

  • E.K /
  • 20 May 2021 - 14:07
Hekuran Murati: Janë ngrirë rreth një milion euro, dyshohet për shpëlarje parash dhe financim të terrorizmit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar sot se janë ngrirë rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me financim të terrorizmit.

Këtë deklaratë Murati e tha në një konferencë për media, ku deklaroi se paratë e ngrira dyshohet se kanë të bëjnë edhe me shpëlarje parash.

“Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare ju njoftoj se janë ngrirë një shumë prej rreth 1 milion euro, para të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka deklaruar Murati.

(Kosova Sot Online)