Libri i ri tregon se çfarë tha Barack Obama para se t’ia dorëzonte Donald Trumpit çelësat e Shtëpisë së Bardhë

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 09:49
 Libri i ri tregon se çfarë tha Barack Obama para se t’ia dorëzonte Donald Trumpit çelësat e Shtëpisë së Bardhë

Një libër që pritet që dalë në qarkullim në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar gjatë javës së ardhshme, nxjerr në pah që ish-presidenti amerikan ndonëse në publik tregohej i rezervuar dhe korrekt ka qenë jo pak i inatosur me faktin që duhet t’i dorëzonte çelësat pasardhësit të tij në detyrë, Donald Trump.

Sipas “The Guardian” që ka marrë paraprakisht një kopje të librit, zbulohet se Obama ka cilësuar Trump një “të çmendur, racist, derr seksist dhe injorant të degjeneruar” përpara asistentëve dhe bashkëpunëtorëve të tij që po punonin për tranziocionin e pushtetit përgjatë periudhës Nënto-Janar 2016-2017.

Sipas librit të shkruar nga Eduard Isaac Dovere, të titulluar “Battle for the Soul: Inside the Democrat’s Campaign to Defeat Donald Trump” (Betejë për Shpirtin: Brenda betejës së demokratëve për të mundur Donald Trump), zbulohet se vetë multimiarderi që u bë presidenti i 45-të i SHBA-ve, i dëgjoi nga kolegët e tij këto fyerje që i kishte drejtuar Obama dhe ja bëri me dije, me gjysëm humor gjatë takimit të tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Dovere-s, Obama ka thënë pas fitores së Trump “Nuk besoja që situata mund të ishte kaq keq. Nuk besoja që do të kemi për president një racist dhe një derr seksist”.

Megjithatë, një tjetër zbulim i papritur që shfaqet në libër, është që Obama preferonte Trump, në krahasim me rivalin e tij republikan, senatorin Ted Cruz, për të cilin mendonte se ishte inteligjent dhe shumë ideologjik dhe do i bënte dëme më të mëdha së majtës në rast se fitonte.

(Kosova Sot Online)