Tweet-i skandaloz i MPJ-së, Donika Gërvalla: E marr përgjegjësinë, s’na kanë dalë 270 shkronja

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 11:03
 Tweet-i skandaloz i MPJ-së,  Donika Gërvalla: E marr përgjegjësinë, s’na kanë dalë 270 shkronja

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka pyetur ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla rreth një cicërime në Twitter që Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë, me gabime të mëdha dhe pa kuptim në gjuhën angleze, e që ka shkaktuar reagime të mëdha mbrëmë.

Shoshi në Komisionin për Punë të Jashtme e ka pyetur kryediplomaten nëse kanë menduar që Kosova me qeverinë Kurti është më e fortë se shtetet perëndimore.

“Mos keni filluar të mendoni se Kosova me qeverinë tuaj është më e fortë se perëndimi i dobët, dhe do ta merrni barrën për ta sfiduar Rusinë. Diplomacia digjitale duhet të ruhet”, tha Shoshi.

Ministrja Gërvalla tha se e merr përgjegjësinë për atë cicërimë, pasi janë përpjekur që me 270 shkronja ta shkruajnë një tekst dhe kanë gabuar.

“E mar përgjegjësinë politike për atë Tweet, përpjekja për të futur në 270 shkronja , ka shkaktuar një tekst pa lidhëse pra e marr përgjegjësinë, e kemi marrë të njëjtin tekst dhe e kemi shtuar lidhësat që kanë munguar dhe mendoj se e kemi kuptuar dhe në të ardhmën të mos ndodh asnjëherë. Ju siguroj që 6 apo 8 sy shikojnë më shumë se 2 sy, diplomacia dixhitale ka rëndësi të madhe keni të drejt, rreth kësaj teme”, tha Gërvalla.

Zëvendëskryeministrja shtoi se me atë tweet nuk kanë dashur të tregojnë që perëndimi është i dobët.

“Kosova synon, dëshiron dhe do të jetë në anën e aleatëve të saj të rëndësishëm në çfarëdo faze, në atë Tweet nuk shkruar që perëndimi është i dobët, por që Rusia mendon se perëndimi është i dobët, ai mesazh dëshiron të tregojë se qëndron fort krah aleatëve të saj. Në këtë qeveri ka një sërë”, u shpreh Gërvalla.

(Kosova Sot Online)