Plagosje në Prizren

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 11:17
 Plagosje në Prizren

Si pasojë e një mosmarrëveshjeje një person e ka qëlluar viktimën mashkull me armë zjarri. Ky i fundit ka pranuar trajtim mjekesor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një kaçavidë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Prizren, 25.05.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar  mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një kaçavidë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i  dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)