KQZ-ja mblidhet sot

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 11:41
 KQZ-ja mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se do të diskutohet për shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për regjistrimin e tri subjekteve politike.

Këto do të jenë pikat e rendit të ditës:

1.     Hyrje

       Znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2.     Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

3.     Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC):

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Iniciativa Balli.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Bošnjačka Stranka.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Kosova Adalet Türk Partisi.

4.     Formimi i Këshillave të KQZ-së;

5.     Të ndryshme;

(Kosova Sot Online)