Agim Aliu rikandidon në Ferizaj

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 15:25
 Agim Aliu rikandidon në Ferizaj

Kryetari aktual i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, do të rikandidojë në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi.

“Po, e konfirmoj se z.Aliu do të rikandidojë për kryetar në zgjedhjet lokale. Është e konfirmuar nga partia”, ka deklaruar Sherifi.

Ndryshe, edhe vetë Aliu para disa muajve kishte deklaruar se do të rikandidojë në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Ai kishte deklaruar se i ka tejkaluar premtimet e tij të fushatës elektorale.

Aliu i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e ka marrë mandatin e parë në zgjedhjet komunale të vitit 2019.

(Kosova Sot Online)