Po kthehej nga motra, fqinji ekzekuton 25- vjeçarin me kallash, motra lot dhe britma: O Zot…

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 09:15
Po kthehej nga motra, fqinji ekzekuton 25- vjeçarin me kallash, motra lot dhe britma: O Zot…

Një i riu u vra me kallashnikov mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mark Kodra 47 vjeç ekzekutoi Emiljan Ndoun 25 vjeç, sipas policisë pas një konflikti në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj.

Sigurohen pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi krimi i radhës që tronditi kryeqendrën e veriut të vendit, ndërsa raporton se i riu po kthehej nga motra në momentin që fqinji e ka vrarë.

E ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie, sapo morën vesh lajmin në vendin ku ndodhi krimi arritën me shpejtësi familjarët e të riut që humbi jetën.

E motra në lot, dëgjohet teksa u lutet efektivëve të policisë që ta lejojnë që të futet për të parë vëllanë. “A ban me e pa? O Zo, o Zot…” dëgjon britmat e motrës së viktimës në lot.

(Kosova Sot Online)