Vuçiqi braktiset nga njeriu më i besueshëm në parti

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 10:44
 Vuçiqi braktiset nga njeriu më i besueshëm në parti

Nebojsha Stefanoviq, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Aleksander Vuçiqit ka dhënë sot dorëheqje nga partia që drejton ky i fundit. Stefanoviq ka lëshuar karrigen e të parit të SNS’së në Beograd, shkruan Nova.rs.

“Kjo është një fitore për demokracinë”, ka thënë anëtari i SNS’së, Vladimir Gjukanoviq.

“Unë mund t’iu them ekskluzivisht ju se Nebojsha Stefanoviq ka dhënë dorëheqje nga kryetari i SNS’së në Beograd, dhe mendoj që aktualisht presidenti është duke e lexuar letrën e dorëheqjes në mbledhjen e kryesisë së partisë”, ka thënë tutje Gjukanoviq.

 Nuk dihet ende arsyeja që ka shtyrë Stefanoviqin të japë dorëheqje nga partia e Vuçiqit.

(Kosova Sot Online)