Vëllai i Donjeta Pajazitajt ka disa fjalë për prokuroren e rastit pasi vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 12:26
 Vëllai i Donjeta Pajazitajt ka disa fjalë për prokuroren e rastit pasi vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, ka shkruar disa fjalë për prokuroren Valbona Disha-Haxhosaj, pasi vrasësi i motrës së tij, Naser Pajazitaj, u dënua me burgim të përjetshëm.

Në emër të familjes Pajazitaj, ai ka falënderuar prokuroren e rastit për, siç ka thënë, gjithë mundin gjatë këtyre viteve.

Ai ka thënë se s’kanë angazhuar as avokat, falë besimit që kanë pasur në prokuren Disha-Haxhosaj.

“Edhe pertej tentimeve qe te mos vazhdosh dhe te heqesh dorë, ti nuk ndalove dhe vazhdove duke mos u trembur dhe friguar, ndoqe rrugen e drejtesisë.

Gjithe ashtu nuk u bazove ne shpifjet dhe fajlet me asryetimin se ne si familje jemi duke te share ose fyer ndonjeher, sepse ne ishim ata qe besuam ne ty dhe punen tënde, dhe te hodhem mbi supe gjitha veshtersit duke mos angazhuar as #Avokat, dhe kjo u bë fale besimit qe kishim ne ty”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt.

Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

(Kosova Sot Online)