Kryeministri Kurti pranon letër urim nga kryeministri i Maltës, Robert Abela

  • G.G /
  • 29 May 2021 - 13:28
Kryeministri Kurti pranon letër urim nga kryeministri i Maltës, Robert Abela

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, i cili i ka shprehur urimet më të sinqerta në emrin e tij dhe të Qeverisë së Maltës, për zgjedhjen kryeministër i Republikës së Kosovës.

Malta dhe Kosova ndajnë lidhje të forta bilaterale bazuar në qëllimet e përbashkëta dhe vlerat Evropiane,  andaj brenda këtij konteksti, jam i bindur se marrëdhëniet e ngrohta që ekzistojnë midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen si në nivelin bilateral ashtu dhe në atë ndërkombëtar, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit të Maltës, Abela.

Më tej, kryeministri Abela i ka uruar kryeministrit Kurti suksese në përpjekjet dhe synimet e tij duke shprehur vullnetin për takim dhe për bashkëpunim të ngushtë për të mirën e ndërsjellë të dy popujve.

(Kosova Sot Online)