Përurohet lapidari i dëshmorëve të Carrabregut

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 17:51
 Përurohet lapidari i dëshmorëve të Carrabregut

Është përuruar lapidari i dëshmorëve në fshatin Carrabreg i Epërm në Deçan.Kryetari i fshatit, Arton Loshaj, tha se sot po nderohen edhe një herë të rënët në luftën e fundit në Kosovë.

Kurse ish-kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se Carrabregu ka dhënë shumë për luftën e fundit në vend.

Ky fshat numëron 12 dëshmorë dhe 32 martirë.

(Kosova Sot Online)