Rusia nis prodhimin e limuzinës së promovuar nga Vladimir Putini, ja sa do të kushtojë

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 09:34
 Rusia nis prodhimin e limuzinës së promovuar nga Vladimir Putini, ja sa do të kushtojë

Rusia të hënën e filloi prodhimin masiv të limuzinës luksoze, Aurus Senat, e cila është promovuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Federata Ruse i kishte publikuar planet për prodhimin e kësaj linje që në vitin 2013. Putini kishte ndihmuar në promovimin e kësaj veture duke e vozitur atë më 2018 me rastin e inaugurimit si president për mandatin e ri 6-vjeçar.

Prodhimi i kësaj limuzine ka pak gjasa që të sjellë ndikim të konsiderueshëm në industrinë e veturave në Rusi në të ardhmen e afërt. Ministri i Industrisë, Denis Manturov, tha se këtë vit do të prodhohen 200 deri në 300 vetura të këtij modeli.

Image

Foto: Reuters

Aurus Senat, e parë si projekt prestigji për Kremlinin, do të ketë çmim fillestar prej 18 milionë rublash ose rreth 245 mijë dollarësh, shkruan Reuters.

Viteve të fundit, Rusia është munduar që ta pakësojë varësinë ndaj mallrave dhe teknologjisë së importuar. Kjo nismë u zgjerua edhe më shumë pasi Moska ishte goditur nga sanksionet perëndimore më 2014.

(Kosova Sot Online)