Turqia në karantinë gjatë gjithë qershorit

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 12:41
 Turqia në karantinë gjatë gjithë qershorit

Ndryshe nga vende të tjera që kanë lehtësuar masat për t’i dhënë frymë turizmit, Turqia gjatë muajit Qershor do të jetë në izolim të pjesshëm.

Nga 1 Qershori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid që përfshijnë karantinë nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, nga e hëna deri të shtunën, ndërsa të dielave qytetarëve nuk u lejohet që të dalin nga shtëpia, veç atyre që e kanë të domosdoshme.

Edhe lokalet dhe restorantet lejohen që të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:00, duke respektuar distancën, ndërsa mund të punojnë deri në mesnatë me shërbimin delivery. Gjatë këtij muaji do të mungojë edhe jeta e natës pasi klubet dhe diskot do të qëndrojnë të mbyllura. Ndër masat e reja të publikuara nga autoritetet është edhe lejimi i organizimit të dasmave, por me një numër të reduktuar pjesëmarrësish. Gjatë këtij muaj Qershor do t’i jepet prioritet vaksinimit.

Priten ngarkesat e tjera me doza nga kontratat me Pfizer, Sinovac dhe Sputnik ndërsa deri tani në vend janë imunizuar vetëm 15% e popullsisë. Në 1 Korrik do të vendosen masat e reja dhe pritet të shihet nëse në dy muajt e tjerë të verës do t’i jepet prioritet turizmit.

(Kosova Sot Online)